Rubio e quan Kinën sfidën më të madhe gjeopolitike për SHBA-në
- Sekretari i shtetit amerikan, Marko Rubio, e ka përshkruar Kinën sfidën më të madhe gjeopolitike për SHBA-në, por edhe si marrëdhënien më të rëndësishme që Uashingtoni duhet ta menaxhojë me kujdes.
Uashington, 14 maj 2026 (MIA) - Sekretari i shtetit amerikan, Marko Rubio, e ka përshkruar Kinën sfidën më të madhe gjeopolitike për SHBA-në, por edhe si marrëdhënien më të rëndësishme që Uashingtoni duhet ta menaxhojë me kujdes.
Duke folur për "Foks njuz" në aeroplan gjatë rrugës për në Kinë, Rubio deklaroi se Pekini është "sfida jonë më e madhe politike dhe gjeopolitike, por edhe marrëdhënia më e rëndësishme që duhet të menaxhojmë sepse bëhet fjalë për një vend të madh dhe të fuqishëm".
"Do të ketë interesa që do të bien ndesh me interesat e tyre, dhe për të shmangur luftërat dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në botë, këto marrëdhënie do të duhet të menaxhohen me kujdes", tha Rubio pa hyrë në detaje të mëtejshme.
Sekretari i shtetit deklaroi edhe se SHBA-ja ia ka bërë të qartë Kinës se çdo mbështetje për Iranin do të dëmtonte "qartazi" marrëdhëniet me Uashingtonin, duke shtuar se çështja do të ishte pjesë e diskutimeve në kuadër të vizitës në Pekin.
Kina është një nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë të Iranit. Uashingtoni ka vendosur vazhdimisht sanksione ndaj kompanive kineze të akuzuara për tregti të paligjshme me Iranin. rq/
Foto: arkivi i MIA-s