Rubio do të takohet me Orbanin për bisedime mbi energjetikën
- Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, pritet të takohet sot në Budapest me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Budapest, 16 shkurt 2026 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, pritet të takohet sot në Budapest me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Sipas Departamentit amerikan të shtetit, vizita e shkurtër e Rubios në Budapest do të fokusohet në partneritetin energjetik midis dy vendeve. Hungaria pothuajse gjithë gazin e saj natyror e furnizon nga Rusia.
Uashingtoni po i bën presion Hungarisë që të blejë gazin natyror të lëngshëm amerikan në shkallë të gjerë në të ardhmen.
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Sijarto, ka theksuar paraprakisht se bisedimet me Rubion do të përqendrohen edhe në mënyrat për t'i dhënë fund luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës, siç i tha ai radios shtetërore hungareze.
Marrëdhëniet dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përjetojnë për momentin një "epokë të artë" që kur presidenti amerikan Donald Tamp mori detyrën, shton Sijarto.
Arsyeja për këtë, tha ai, është se Uashingtoni i ka lejuar Hungarisë të importojë naftë nga Rusia pavarësisht sanksioneve dhe gjithashtu ka përjashtuar nga sanksionet një investim të planifikuar rus në termocentralin bërthamor hungarez në Paksh.
Orbani dhe qeveria e tij kanë mbajtur marrëdhënie të mira me Kremlinin dhe Trampin për vite me radhë.
Foto: DPA