Rubio dhe Merc biseduan për sfidat globale, luftën në Ukrainë dhe forcimin e partneritetit mes SHBA-së dhe Evropës
- Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio sot në Munih ka biseduar me kancelarin gjerman Fridrih Merc për sfidat globale, duke përfshirë përparimin e përpjekjeve për përfundimin e luftës në Ukrainë, forcimin e partneritetit mes SHBA-ve dhe Evropës dhe sigurimin e zinxhirëve të furnizimit, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Munih, 13 shkurt 2026 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio sot në Munih ka biseduar me kancelarin gjerman Fridrih Merc për sfidat globale, duke përfshirë përparimin e përpjekjeve për përfundimin e luftës në Ukrainë, forcimin e partneritetit mes SHBA-ve dhe Evropës dhe sigurimin e zinxhirëve të furnizimit, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Në njoftim thuhet se Rubio i shprehu falënderime Mercit për mbështetjen e fortë të Gjermanisë ndaj Ukrainës, duke përfshirë më shumë se 64 miliardë euro ndihmë që nga viti 2022, dhe biseduan për koordinim të vazhdueshëm të përpjekjeve për rindërtimin e Ukrainës.
Theksohet se Rubio dhe Merc e përsëritën rëndësinë e thellimit të partneritetit ndërmjet SHBA-ve dhe Gjermanisë në të gjitha këto fusha. qa/
Foto: EPA