Rrëzohet një helikopter ushtarak i Koresë së Jugut, humbën jetën dy anëtarë të ekuipazhit
- Një helikopter sulmues ushtarak i Koresë së Jugut "AN-1S Kobra" u rrëzua sot gjatë një fluturimi stërvitor në pjesën veriore të qarkut Gapjeong, me ç'rast humbën jetën dy anëtarë të ekuipazhit, kumtoi armata.
Seul, 9 shkurt 2026 (MIA) - Një helikopter sulmues ushtarak i Koresë së Jugut "AN-1S Kobra" u rrëzua sot gjatë një fluturimi stërvitor në pjesën veriore të qarkut Gapjeong, me ç'rast humbën jetën dy anëtarë të ekuipazhit, kumtoi armata.
Helikopteri u rrëzua pas pak orës 1 sipas kohës lokale, ndërsa arsyeja e fatkeqësisë ende nuk dihet, sipas kumtesës për media.
Dy anëtarë të ekuipazhit u transferuan në spitalet e afërta, por më vonë u shpallën të vdekur.
Pas fatkeqësisë, armata i ndërpreu të gjitha fluturimet e helikopterit "AN-1S" dhe formoi një ekip për ndërhyrje të menjëhershme për ta shqyrtuar arsyen e fatkeqësisë.
Sipas armatës, trajnimi përfshinte procedura stërvitore për ulje të detyruar pa fikjen e motorit. sa/
Foto: EPA