Rrëzohet një helikopter i ndihmës së shpejtë në Libi, humbën jetën pesë persona
- Një helikopter i ndihmës së shpejtë u rrëzua në bazën libiane Al-Sara gjatë kthimit nga një mision evakuimi mjekësor, ku humbën jetën pesë persona, raportuan mediat lokale.
Tripoli, 10 shkurt 2026 (MIA) - Një helikopter i ndihmës së shpejtë u rrëzua në bazën libiane Al-Sara gjatë kthimit nga një mision evakuimi mjekësor, ku humbën jetën pesë persona, raportuan mediat lokale.
Aksidenti ndodhi në një zonë rreth 300 kilometra në juglindje të qytetit të Kufrës, raportoi portali "al-Wasat".
Midis të vdekurve janë dy anëtarë të shërbimit të transportit ushtarak, si dhe një infermiere nga spitali Kufra. Dy viktimat e tjera janë shtetas të huaj, piloti i helikopterit dhe asistenti i tij.
Shkaku i rrëzimit nuk dihet ende, ndërsa autoritetet libiane nuk kanë lëshuar ende një komunikatë zyrtare në lidhje me rrëzimin e helikopterit.
Foto: X