Rrëmbehet anija në Gjirin e Omanit, drejtohet drejt ujërave territoriale të Iranit
- Qendra britanike për operacione tregtare detare (UKMTO) ka bërë të ditur se një anije është rrëmbyer sot në Gjirin e Omanit dhe më pas është drejtuar drejt ujërave territoriale të Iranit.
Londër, 14 maj 2026 (MIA) - Qendra britanike për operacione tregtare detare (UKMTO) ka bërë të ditur se një anije është rrëmbyer sot në Gjirin e Omanit dhe më pas është drejtuar drejt ujërave territoriale të Iranit.
UKMTO deklaroi se anija ishte ankoruar rreth 70 kilometra në veri të Fuxhairas në Emiratet e Bashkuara Arabe, por është "rrëmbyer nga persona të paautorizuar" duke u drejtuar drejt Iranit.
Incidentin e ka denoncuar shefi i sigurisë së anijes.
Foto: arkivi i MIA-s