• петок, 16 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rrufeja vret një person në fshatin Mazhuçishte të Prilepit

Rrufeja vret një person në fshatin Mazhuçishte të Prilepit

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Rrufeja dje pasdite ka goditur një person nga fshati Mazhuçishte të Prilepit, pas së cilës është dërguar me Urgjencë në Prilep ku është konstatuar vdekja e tij, njoftoi këtë mëngjes Qendra për Menaxhim me Kriza.

"Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) Manastir, informoi se përmes numrit 112 në QMK në ora 17:39, është marrë një raportim për një person të vdekurm pëer të cilin raportuesi ka njoftuar se me siguri është goditur nga rrufeja në fshatin Mazhuçishte, Komuna e Prilepit", theksohet në kumtesën e QMK.

Për këtë, nga Sektori për operacione dhe kooridnim të QMK-së, kanë njoftuar menjëherë në MPB dhe në Ndihmën urgjente për procedurë të mëtutjeshme.

"Sipas informacioneve të fundit të marra nga QRMK Manastir, e kanë raportuar QMK-së se personi nga fshati Mazuçishte, Komuna e Prilepit është goditur nga rrufeja, pas së cilës është transferuar në Shërbimin e Ndihmës urgjente në Prilep dhe është konfirmuar vdekja e tij, thuhet në njoftim. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан