Rritje e çmimeve të naftës pas sulmit në EBA
- Çmimi i naftës sot përsëri është rritur pas lajmit se u sulmua porti më i madh dhe depoja kryesore për naftë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Fuxhaira.
Londër, 4 maj 2026 (MIA) - Çmimi i naftës sot përsëri është rritur pas lajmit se u sulmua porti më i madh dhe depoja kryesore për naftë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Fuxhaira.
Në bursën në Londër, çmimi i naftës i tipit Brent pas orës 18 është rritur në 115 dollarë për barelë, që paraqet më shumë se pesë për qind në krahasim me fillimin e ditës.
Paraprakisht, në bursën e Londrës çmimi i naftës i tipit Brent është rritur për 2,44 dollarë në krahasim me të premten dhe shitej për 110,61 dollarë. Ndërkaq, në bursat amerikane çmimi i naftës është rritur për 1,38 dollarë dhe një barel tregtohej për 103,32 dollarë.
Naftëpërçuesi nga fushat e naftës në Abu Dabi, në rafinerinë Fuxhaira mundëson sasi të kufizuara të naftës së papërpunuar të ngarkohen në cisterna dhe të eksportohen në tregjet botërore, madje edhe kur pjesërisht është bllokuar kalimi në Ngushticën e Hormuzit.
Paraprakisht, autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftuan se një zjarr shpërtheu në zonën industriale Fuxhaira pas një "sulmi me dron të prodhuar në Iran". Tre shtetas indianë u lënduan në sulm. bsh/
Foto: MIA arki