Rritje e eksportit prej 3.7 për qind në tremujorin e parë
- Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar- mars të vitit 2026 është 123 222.8 milionë denarë dhe shënon rritje nga 3.76% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, informon Enti Shtetëror për Statistikë.
Shkup, 5 maj 2026 (MIA)- Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar- mars të vitit 2026 është 123 222.8 milionë denarë dhe shënon rritje nga 3.76% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, informon Enti Shtetëror për Statistikë.
Vlera e mallrave të importuara, në periudhën janar –mars të vitit 2026 është 171 926.4 milionë denarë, që është për 0.60% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Këmbimi tregtar sipas produkteve sipas Klasifikimi Standard i Tregtisë Ndërkombëtare tregon se pjesëmarrja më e madhe e eksportit është: katalizatorët e mbajtësve me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe telash ndezës dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 i katalizatorë të tjerë të mbajtësve.

Në import më shumë janë të përfaqësuara: vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç lëndëve të para), metale të tjera të grupit të platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose pluhur dhe .
Në periudhën janar –mars të vitit 2026, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, që marrin pjesë me 49.8% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian përfaqësohen me 58.6% në totalin e këmbimit.
Foto: arkivi i MIA-s, printskrin