• понеделник, 02 март 2026

Rritet numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë pas situatës në Lindjen e Mesme

Rritet numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë pas situatës në Lindjen e Mesme

Shkup, 1 mars 2026 (MIA) - Rritet numri i shtetasve të Maqedonisë që raportojnë se janë të bllokuar në zona të kërcënuara. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se po mbahet kontakt i vazhdueshëm me të gjithë ata dhe po ndërmerren aktivitete përgatitore për ndihmë të mundshme dhe evakuim të sigurt të tyre.

"Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, nëpërmjet linjës telefonike dhe nëpërmjet përfaqësive diplomatike dhe konsullore, mbetet plotësisht në dispozicion të qytetarëve. Edhe një herë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në vendet e rajonit që të ndjekin me konsistencë udhëzimet dhe direktivat e autoriteteve lokale kompetente të sigurisë", thonë nga Ministria.

Për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u krijua një shtab krize, i cili është në dispozicion 24 orë të qytetarëve për çdo informacion.

Për informacione shtesë dhe ndihmë, në dispozicion janë:

SOS telefoni kujdestar (MPJTJ)

075/273-732

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Doha:

Tel: +974 50 173 111
Е-posta: doha@mfa.gov.mk

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi

Tel: +971 56 441 7532
Е-posta: abudabi@mfa.gov.mk

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv

Tel: +972 54 500 8566

Tel: +972 54 967 0546. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан