• сабота, 16 мај 2026

Rriten çmimet e naftës në bursat botërore

Rriten çmimet e naftës në bursat botërore

 Londër, 24 prill 2026 (MIA) - Çmimet e naftës këtë mëngjes u rritën pak në bursat botërore, pavarësisht lajmeve për vazhdimin  e armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit.

 Nafta "Brent" e Detit të Veriut u shtrenjtua për 0,7 për qind dhe arriti pothuajse 105.8 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i naftës së papërpunuar amerikane u rrit me 0,6 për qind në 96.5 dollarë për fuçi.

 Ekziston shqetësim i dukshëm në bursat se luftimet e vazhdueshme midis Izraelit dhe Libanit mund të prishin armëpushimin e brishtë midis ShBA-së dhe Iranit. Teherani ka thënë se këto përleshje përbëjnë një shkelje të armëpushimit të kushtëzuar.

 Çmimet e naftës janë në rritje pasi presidenti amerikan, Donald Tramp, tha se ShBA do të shtyjnë sulmet derisa Irani të ofrojë një "propozim unik" për zgjidhjen e konfliktit.

Një presion shtesë mbi tregjet krijo edhe faktin që edhe më tej janë ndërprerja dërgesat përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila është thelbësore, duke ndërprerë rrjedhat globale të energjisë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан