Rrethi i tretë i bisedimeve paqësore ndërmjet Izraelit dhe Libanit është vlerësuar si "produktiv dhe pozitiv"
- – Rrethi i tretë i bisedimeve paqësore ndërmjet përfaqësuesve të Izraelit dhe autoriteteve libaneze ishin “produktive dhe pozitive”, transmetojnë mediat izraelite deklaratën e një përfaqësuesi të Departamentit të Shtetit amerikan.
Jerusalem, 15 maj 2026 (MIA) – Rrethi i tretë i bisedimeve paqësore ndërmjet përfaqësuesve të Izraelit dhe autoriteteve libaneze ishin “produktive dhe pozitive”, transmetojnë mediat izraelite deklaratën e një përfaqësuesi të Departamentit të Shtetit amerikan.
“Xherusalem post” njofton se dita e parë e rrethit të tretë të bisedimeve ka përfunduar pas tetë orëve diskutime të mbajtura në Departamentin e Shtetit amerikan në Uashington.
Sipas një përfaqësuesi të Departamentit të Shtetit, bisedimet ishin “produktive dhe pozitive”. “Me padurim presim të vazhdojmë nesër dhe shpresojmë se atëherë do të kemi më shumë për të ndarë”, theskoi ai.
Para rrethit të djeshëm të bisedimeve, një funksionar izraelit ka deklaruar për “Xherusalem post” se bisedimet kanë për qëllim “më thellë të shqyrtohet korniza e marrëveshjes”.
Bisedimet e djeshme ishin të parat me prani të përfaqësuesve ushtarakë, të mbajtura pak para skadimit të armëpushimit tre javor të publikuar nga presidenti amerikan Donald Tramp më 23 prill.
Delegacioni izraelit u kryesua nga ambasadori izraelit në SHBA, Jehiel Lajter, i shoqëruar nga shefi i Departamentit Strategjik të Forcave Izraelite të Mbrojtjes, gjenerali i brigadës Amihai Levin, përfaqësues i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ushtruesi i detyrës atashe izraelit në Uashington.
Delegacionin e Libanit e përbënin ish ambasadori i Libanit në SHBA, Sajmon Karam, ambasadorja aktuale, Nada Hamadeh Muavad dhe atasheu ushtarak i Libanit në Uashington.
Delegacionet e të dyja palëve është paraparë që përsëri të takohen sot. fc/
Foto: EPA