• вторник, 24 март 2026

Rreth 9.000 amerikanë janë larguar nga Lindja e Afërt, prej të cilëve 300 nga Izraeli

Rreth 9.000 amerikanë janë larguar nga Lindja e Afërt, prej të cilëve 300 nga Izraeli

Uashington, 4 mars 2026 (MIA) – Rreth 9.000 qytetarë amerikanë janë larguar nga Lindja e Afërt për shkak të luftës me Iranin dhe rrezikut të hakmarrjes, njoftuan mbrëmë autoritetet amerikane.

"Gjatë ditëve të fundit, më shumë se 9.000 qytetarë amerikanë janë kthyer të sigurt nga Lindja e Afërt, përfshirë më shumë se 300 prej tyre nga Izraeli", theksohet në kumtesën e Departamentit të Shtetit. 

Me çarter fluturime të organizuara u evakuuan nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Jordania, shtohet në kumtesën. 

Departamenti i Shtetit të hënën u bëri thirrje amerikanëve në të gjithë Lindjen e Afërt, nga Egjipti në lindje, të largohen nga rajoni nëpërmjet rrugëve komerciale, edhe pse aeroportet janë të mbyllura ose funksionojnë nën kufizime të rrepta në pjesën më të madhe të rajonit. ls/

Foto: EPA

 

 

Остани поврзан