Rreth 3.500 ushtarë të NATO-s marrin pjesë në stërvitje ushtarake në Poloni
- – Në poligonin Ozhish në Poloni filluan stërvitjet ushtarake „Amber Shock 2026“, në të cilat marrin pjesë rreth 3.500 ushtarë nga disa vende anëtare të NATO-s, përfshirë edhe SHBA-në.
Varshavë, 3 maj 2026 (MIA) – Në poligonin Ozhish në Poloni filluan stërvitjet ushtarake „Amber Shock 2026“, në të cilat marrin pjesë rreth 3.500 ushtarë nga disa vende anëtare të NATO-s, përfshirë edhe SHBA-në.
“Në manovra do të përdoren disa qindra pajisje ushtarake. Stërvitjet do të zgjasin deri të premten dhe do të përfundojnë me qitje me municion të vërtetë. Gjatë stërvitjeve, pjesëmarrësit do të kryejnë detyra taktike dhe me zjarr, duke përmirësuar bashkëpunimin dhe duke demonstruar unitetin dhe besueshmërinë e anëtarëve të NATO-s në përmbushjen e detyrimeve të tyre të përbashkëta në fushën e sigurisë” njoftoi nënkoloneli Dariush Guzenda, zëdhënës i divizionit shumëkombësh Verilindje, transmetoi agjencia polake e lajmeve PAP.
Stërvitjet „Amber Shock“ përfaqësojnë pjesë të manovrave ushtarake nën emrin „Saber Strike 26“ të cilat mbahen në Poloni, Lituani dhe Finlandë.
Rusia gjatë viteve të fundit ka parë një aktivitet të paprecedentë të NATO-s përgjatë kufijve të saj perëndimorë, ndërsa aleanca zgjeron aktivitetet e saj, duke e quajtur këtë "pengesa ndaj agresionit rus". Moska ka shprehur vazhdimisht shqetësim në lidhje me forcimin e NATO-s në Evropë. Ministria ruse e Punëve të Jashtme tha se Moska mbetet e hapur për dialog me NATO-n, por në kushte të barabarta, dhe se Perëndimi duhet të braktisë "politikën e saj të militarizimit të kontinentit". fc/
Foto: Arkivi i MIA-s