Ristoska: Zgjedhja e prokurorit publik shtetëror duhet të jetë i bazuar në cilësi, ndërsa jo në përshtatshmëri
- Kur një kandidat paraprakisht përjashtohet pa analizuar programin dhe rrugën e tij profesionale, kjo ngre çështje në lidhje me natyrën e kritereve që zbatohen. Jam e bindur se një zgjedhje e kësaj rëndësie duhet të bazohet në cilësi, ndërsa jo në përshtatshmëri, theksoi prokurorja Lençe Ristoska në reagim ndaj deklaratës së djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoskit.
Shkup, 20 shkurt 2026 (MIA) - Kur një kandidat paraprakisht përjashtohet pa analizuar programin dhe rrugën e tij profesionale, kjo ngre çështje në lidhje me natyrën e kritereve që zbatohen. Jam e bindur se një zgjedhje e kësaj rëndësie duhet të bazohet në cilësi, ndërsa jo në përshtatshmëri, theksoi prokurorja Lençe Ristoska në reagim ndaj deklaratës së djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoskit.
"Profesionistët në sistem duhet të dinë se puna dhe ekspertiza e tyre janë e vetmja monedhë që duhet të vendosë. Në të kundërtën, rrezikojmë të përçojmë një mesazh se, pavarësisht nga kompetenca, përshtatshmëria është primare, ndërsa kjo nuk është rruga që duhet të ndjekë një shoqëri demokratike", potencoi Ristoska në reagim.
Kryeministri Mickoski dje në një intervistë për TV "Kanal 5" tha se nga katër kandidatët për prokuror publik shtetëror për të cilët Këshilli i Prokurorëve Publikë dha mendim pozitiv, në listën qeveritare janë tre emra, ndërsa mes tyre nuk është dhe ish prokurorja e PSP-së, Lençe Ristoska. rq/
Foto: arkivi i MIA-s