• сабота, 21 февруари 2026

Riorientim i trafikut afër unazës Hipodrom për shkak të një aksidenti, mjegull në Strazhë dhe Pletvar

Riorientim i trafikut afër unazës Hipodrom për shkak të një aksidenti, mjegull në Strazhë dhe Pletvar

Shkup, 11 shkurt 2026 (MIA) - Në aksin rrugor Kumanovë - Shkup afër unazës Hipodrom është vendosur devijim për shkak të një aksidenti rrugor, informon LAMM.  

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Vërehen reshje të borës me intensitet të dobët në Kodrën të Diellit, të cilat nuk mbeten nëpër rrugë. Dukshmëritë zvogëluar për shkak të mjegullës ka në qafat malore Pletvar deri në 100 metra, Strazhë deri në 80 metra dhe Krushevë deri në 50 metra.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Trafiku në aksin rrugor Shkup - Makedonski Brod nëpërmjet J.P. Jasen do të jetë plotësisht i ndërprerë gjatë orareve të mëposhtme:

- Makedonski Brod - Shkup nga ora 10:30 deri në orën 11:00.

- Shkup - Makedonski Brod nga ora 12:00 deri në orën 12:45.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан