• сабота, 16 мај 2026

Rifillojnë fluturimet ndërkombëtare në aeroportin e Teheranit për herë të parë që nga fillimi i luftës

Rifillojnë fluturimet ndërkombëtare në aeroportin e Teheranit për herë të parë që nga fillimi i luftës

 Teheran, 25 prill 2026 (MIA) - Rifillojnë fluturimet ndërkombëtare në aeroportin e Teheranit për herë të parë që nga fillimi i sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit rreth dy muaj më parë, raportuan mediat shtetërore.

 Aeroplanët fluturuan nga aeroporti "Imam Homeini" në Teheran për në Stamboll, Muskat dhe qytetin saudit të Medinës, raporton DPA.

 Medina është një destinacion kyç për myslimanët që kryejnë haxhin, pelegrinazhin vjetor në Mekë.

 Irani e mbylli hapësirën e tij ajrore për fluturime civile pasi ShBA dhe Izraeli filluan sulme ajrore në vend më 28 shkurt. Në përgjigje, Teherani sulmoi shtetet e Gjirit Persik, aleatë të ShBA-së, duke shkaktuar ndërprerje të gjera në trafikun ajror global, duke përfshirë edhe qendrat kryesore si Dubai dhe Abu Dabi. Kompantë ajrore perëndimore u detyruan të bënin devijime të gjata për të shmangur rajonin.

 Hapja graduale e hapësirës ajrore iraniane vjen pas një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Pakistani që hyri në fuqi më 8 prill.

 Më herët këtë javë, autoritetet iraniane të aviacionit lejuan që aeroporti i Mashhadit, në verilindje të vendit, të shërbejë fluturime ndërkombëtare në një përpjekje për të lehtësuar trafikun e rënduar në Teheran.

 Pavarësisht rifillimit të fluturimeve, kompanitë ajrore evropiane aktualisht po shmangin hapësirën ajrore iraniane për shkak të pasigurisë në Lindjen e Mesme dhe rrezikut në rritje për aviacionin civil.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан