Reçeli i luleshtrydheve i bërë në shtëpi është kënaqësi e vërtetë – aromatik, i shijshëm dhe perfekt për mëngjes ose ëmbëlsirë. Me disa përbërës të thjeshtë dhe pak durim, mund të bëni reçel natyral.
Përbërësit:
2 kg luleshtrydhe
600 gram sheqer
½ qese limontos
1 sheqer vanilje
Përgatitja:
Lani, pastroni dhe prisni luleshtrydhet në copa. Vendosini në një enë të madhe dhe shtoni sheqerin. Zijenii në zjarr të ulët për rreth 30 minuta, duke i përzier herë pas here. Gjatë zierjes, hiqni rregullisht shkumën që formohet në sipërfaqe. Pastaj, bluajini luleshtrydhet me blender dore derisa të përftoni përzierje të lëmuar. Nëse keni luleshtrydhe të egra, mund të shtoni një grusht para se t'i bluani - kjo do t'i japë një aromë dhe shije edhe më intensive. Vazhdoni zijeni për rreth 30 minuta të tjera, ose derisa të arrini trashësinë e dëshiruar. Për ta kontrolluar, vendosni një lugë reçeli në një pjatë dhe lëreni në frigorifer për disa minuta. Kjo do t'ju lejojë të vlerësoni nëse trashësia është sipas dëshirës tuaj. Reçeli mund të jetë pak më i hollë nëse dëshironi që të përhapet më lehtë. Në fund, shtoni sheqerin e vaniljes dhe lëvoren e limonit, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e tij dhe zvogëlojnë ëmbëlsinë e tepërt. Hidheni reçelin e përfunduar në kavanoza të ngrohtë, mbyllini fort dhe lërini të mbështjellë me një batanije derisa të ftohen plotësisht.
Foto: Freepik