• понеделник, 16 март 2026

"Revolucion në arsim: Fuqi e arsimit dual në Maqedoni" - ngjarje në Odën ekonomike

Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) - Oda ekonomike sot e organizon ngjarjen "Revolucion në arsim: fuqia e arsimit dual në Maqedoni" - Projekti i parë i rrumbullakësuar nga tre prioritetet e mëdha të odëss, për prezantim të rezultateve dhe aktiviteteve që i ndërmori komuniteti afarist në procesin e implementimit të arsimit dual dhe inspirim për hapat e ardhshëm në ngritjen e cilësisë.

Fjalime hyrëse në ngjarje do të kenë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe kryetari i Odës, Branko Azeski.

"Oda ekonomike është aktivisht e përfshirë në proceset e arsimit për krijim të kuadrit sipas masës së biznesit dhe iniciatore kryesore për implementimin e arsimit dual si model më efikas për sigurimin e kuadrit profesional dhe të kualifikuar, në të cilin sot janë të përfshirë rreth 1000 kompani dhe 65 shkolla profesionale", informojnë nga Oda ekonomike.          

Përfaqësuesit e kompanive, në pjesën e mbetur të kohës, do të kenë mundësi aktivisht të marrin pjesë në parashtrimin e pyetjeve dhe ndarjen e përvojave nga proceset e deritanishme të përfshirje snë modelin e arsimit dual. ab/

Fotо: МIА Arkivi

Остани поврзан