Regjim i veçantë trafiku në Shkup për shkak të vizitës së kryeministrit Kurti
- Regjim të veçantë trafiku do të ketë sot pasdite në Shkup për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup, 10 shkurt 2026 (MIA) - Regjim të veçantë trafiku do të ketë sot pasdite në Shkup për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB informojnë se Kurti do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në vendin tonë.
"Për këto arsye, Njësia e sigurisë në komunikacion do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të Qytetit të Shkupit. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në komunikacion të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit e policisë, njoftoi MPB-ja.
Foto: arkivi i MIA-s