• сабота, 21 февруари 2026

Regjim i veçantë trafiku në Shkup për shkak të vizitës së kryeministrit Kurti

Regjim i veçantë trafiku në Shkup për shkak të vizitës së kryeministrit Kurti

Shkup, 10 shkurt 2026 (MIA) - Regjim të veçantë trafiku do të ketë sot pasdite në Shkup për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB informojnë se Kurti do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në vendin tonë.

"Për këto arsye, Njësia e sigurisë në komunikacion do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të Qytetit të Shkupit. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në komunikacion të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit e policisë, njoftoi MPB-ja.

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан