• петок, 20 февруари 2026

Regjim i posaçëm i trafikut në Shkup për shkak të Ditës së përshpirtshme

Regjim i posaçëm i trafikut në Shkup për shkak të Ditës së përshpirtshme

Shkup, 14 shkurt 2026 (MIA) - Për shkak të festës fetare - Ditës së përshpirtshme, sot prej orës 6:00 do të vendoset regjim i posaçëm i trafikut në Shkup, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për punë të brendshme (SPB) Shkup informojnë se komunikacioni drejt varrezave Butel do të zhvillohet nëpër rrugën "Butelska", në të majtë të rrugës "Aleksandar Urdarevski", në të majtë në rrugën "Boca Ivanova" dhe në të djathtë deri në hyrjen e varrezave Butel. Për dalje, automjetet do të lëvizin në të djathtë nëpër rrugën "Boca Ivanova", deri te rreth-rrotullimi në rrugën "Butelska", më pas në të majtë nëpër rrugën "Butelska" dhe në të djathtë nëpër rrugën "Kemal Sejfulla".

Regjim i posaçëm i komunikacionit do të vendoset edhe në afërsi të varrezave Kamnik, Draçevë dhe Gjorçe Petrov.

MPB u bën thirrje qytetarëve t'i respektojnë urdhrat që do t'i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët e përfsshira me regjim të possaçëm të qarkullimit.. ab/

Fotо: МIА arkivi

Остани поврзан