Regjim i posaçëm i komunikacionit në qendër të Shkupit
- Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot, duke filluar nga ora 11, do të mbajë protestë para Qeverisë, në bulevardet Ilinden dhe Shën Klimenti i Ohrit. Për shkak të protestës, nëse është e nevojshme, komunikacionit do të rikahëzohet në rrugët përreth, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup, 17 shkurt 2026 (MIA) - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot, duke filluar nga ora 11, do të mbajë protestë para Qeverisë, në bulevardet Ilinden dhe Shën Klimenti i Ohrit. Për shkak të protestës, nëse është e nevojshme, komunikacionit do të rikahëzohet në rrugët përreth, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
"Për këto arsye, Njësiti i Sigurisë në Qarkullimin Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm qarkullimi në rrugët përreth trasës së lartëpërmendur", theksojnë nga MPB dhe apelojnë qytetarët që të respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s