• сабота, 09 ноември 2024

Real Madridi konfirmon, Kurtoa është i lënduar

Real Madridi konfirmon, Kurtoa është i lënduar

Madrid, 30 shtator 2024 (MIA) - Real Madridi ka konfirmuar se portieri i parë Tibo Kurtoa ka marrë lëndim në këmbën e majtë.

Belgu u lëndua në ndeshjen e mbrëmshme me Atletiko Madridin (1:1) në kuadër të xhiros së 8-të të La ligës.

Ai nuk do të kthehet në fushë deri në pushimin e reprezentacionit.

Kështu, ai do të mungojë në ndeshjet e Ligës së kampionëve kundër Lilit (2 tetor) dhe ndeshjen me Vilаrealin nga La liga (5 tetor). Më pas, Reali do të luajë më 19 tetor ndaj Seltës në kampionatin spanjoll.

Kurtoa këtë sezon ka luajtur 10 ndeshje, ndërsa në katër prej tyre nuk ka pranuar asnjë gol. 

Foto: EPA

Остани поврзан