Rast i ri i kollës së mirë, epidemia në territorin e qytetit Shkup ende në vijim
- – Është regjistruar një rast i ri i kollës së mirë në periudhën prej 28 mars deri dje, për një më shumë në krahasim me periudhën e kaluar shtatë ditore, kur nuk kishte raste të regjistruara, informojnë sot nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) – Është regjistruar një rast i ri i kollës së mirë në periudhën prej 28 mars deri dje, për një më shumë në krahasim me periudhën e kaluar shtatë ditore, kur nuk kishte raste të regjistruara, informojnë sot nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).
“Rasti është nga Kumanova, nga grupmosha prej 10 deri 14 vjet dhe i pavaksinuar me vaksinë që përmban komponentë të pertusisit. Rasti nuk është hospitalizuar”, sqarojnë nga ISHP.
Në periudhën 2024/25, deri dje, në territorin e shtetit, janë regjistruar gjithsej 1.186 persona të sëmurë nga kolla e mirë.
Sipas të dhënave, incidencë më e lartë prej 265,1/100.000 banorë regjistrohet në Kratovë, në Shkup - 137,2/100.000 dhe 103,3/100.000 në Kumanovë.
Nga ISHP përkujtojnë se epidemia në territorin e qytetit të Shkupit ende po vijon. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s