Raporti: Meksika mbetet vendi më i rrezikshëm për gazetarët në Amerikën Latine
- Tetë gazetarë janë zhdukur apo janë vrarë në Meksikë gjatë vitit 2025, kumtoi në raportin e vet organizata britanike për mbrojtje të gazetarëve "Neni 19" (Article 19).
Meksiko Siti, 7 maj 2026 (MIA) - Tetë gazetarë janë zhdukur apo janë vrarë në Meksikë gjatë vitit 2025, kumtoi në raportin e vet organizata britanike për mbrojtje të gazetarëve "Neni 19" (Article 19).
Në raport, Meksika ceket si vend në Amerikën Latine me nivel më të lartë të cenzurës dhe presioneve gjyqësore ndaj mediumeve.
"Në vitin 2025 Meksika regjistroi një zhdukje dhe tetë vrasje të gazetarëve, me çka sërish është në krye të listës rajonale", ceket në rpaort. Për krahasim, në vitin 2024 në vend janë vrarë katër gazetarë.
Raporti thekson edhe se në Meksikë janë regjistruar 53 sulme fizike ndaj gazetarëve, që është dukshëm më shumë në krahasim me dhjetë rastet në Honduras dhe nëntë në Guatemalë. Vrasjet e gaztearëve më shpesh janë kryer në shtetet federale me nivel të lartë të dhunës dhe prani të fuqishme të organizatave krimenel, përfshirë Durangon, shtetin Meksikë, Guanahuato, Gerero dhe shtetin kufitar me SHBA-në, Sonora.
Në raport ceket edhe se Meksika shënon nivel rekord të presioneve gjyqësore ndaj mediumeve në vitin e kaluar.
"Keqpërdorimi i pushtetit publik etablohet si mekanizëm i dytë kryesor për prresion ndaj mediumeve në Meksikë dhe si trend më të shpejtë rritjeje", qëndron në raport, në të cilin përmenden 153 raste të presioneve ndaj mediumeve gjatë vitit të kaluar. Në rastet ku viktimat apo familjet e tyre kanë paraqitur padi, është treguar se pothuajse në e treta e sulmuesve kanë qenë nëpunës shtetërorë.
Viti 2025 është viti i parë i plotë i mandatit të presidentes Klaudia Shejnbaum, e cila e mori funksionin në tetor të vitit 2024.
Në shkurt, organizata njujorkeze Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve (CPJ) e shpalli Meksikën vendin më vdekjeprurës për gazetarët në vitin 2025 jashtë zonave aktive luftarake si Jemeni, Sudani apo Gaza. ab/
foto: arkivi