• сабота, 16 мај 2026

Raporti i PE: Pothuajse të gjitha partitë shkelën rregulla të caktuara në fushatën zgjedhore evropiane

Raporti i PE: Pothuajse të gjitha partitë shkelën rregulla të caktuara në fushatën zgjedhore evropiane

Strasburg, 5 maj 2026 (MIA) - Partitë politike dhe fondacionet në mënyrë të paligjshme shpenzuan rreth 1,5 milion euro gjatë fushatës zgjedhore evropiane të vitit 2024, tregojnë dokumentet nga revizorët e jashtëm dhe departamenti i financave të Parlamentit Evropian. 

Rregullat për shpenzimin e mjeteve publike u shkelën nga pothuajse të gjitha partitë, me përjashtim të të Gjelbërve dhe Partisë Demokratike Evropiane, si dhe dy fondacione më të vogla (kryesisht "tink-tenk" grupe ekspertësh të lidhur me partitë politike).

Raporti i drejtorisë së Përgjithshme për Financat e Parlamentit Europian tregon për shpenzime të tepërta ose të panevojshme të fushatave, mosrespektimin e rregullave të furnizimit publik dhe përdorimin e mjeteve për financim indirekt të partive politike kombëtare, publikoi portali "Politiko" në Bruksel. Në total, partitë dhe fondacionet kishin qasje në 74 milionë euro në grante nga Bashkimi Europian.

Drejtoria e Përgjithshme në raport nuk i përmend emrat e partive dhe fondacioneve të cilët i kanë keqpërdorur në mënyrë të parregullt mjetet, përveç në rastet kur ato tashmë i kanë kundërshtuar gjetjet. Sipas “Politiko”, dy parti dhe dy fondacione madje kanë raportuar shpenzime që nuk i kanë bërë kurrë, por kanë mbetur anonime sepse nuk kanë paraqitur ankesë ndaj gjetjeve. 

"Ndër shumë arsye për riklasifikimin e shpenzimeve, mund të ketë një përpjekje për mashtrim në përdorimin e mjeteve publike", deklaroi për "Politiko" Luj Druno, themelues i organizatës,(European Democracy Consulting), me seli në Bruksel, e cila monitoron donacionet e partive.

Praktika të tilla kontabël janë përmendur në raportet e mëparshme nga sektori financiar i Parlamentit, i cili në dokumentin e ri u kërkoi partive të "ndalojnë këtë praktikë".

"Çdo dyshim për aktivitete të paligjshme, mashtrim ose korrupsion duhet të raportohet nga zyrtari kompetent në Zyrën evropiane kundër mashtrimit (OLAF) ose në Zyrën e Prokurorit publik evropian (EPPO)”, thuhet në kumtesën e Parlamentit.

Në raport nuk specifikohet se sa raste iu përcollën autoriteteve kompetente për vitin 2024. "Shumica e riklasifikimeve janë rezultat i gabimeve administrative ose procedurale", shtohet në dokument.  rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан