• среда, 15 април 2026

Ramadani: Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes kundrë Danimarkës

Ramadani: Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes kundrë Danimarkës

Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Përfaqësuesja e Futbollit të Maqedonisë së Veriut sot përfundon përgatitjet në Shkup për ndeshjen e parë të plejofit kundër Danimarkës për kualifikim në Kampionatin Botëror. 

Mesfushori Reshat Ramadani, theksoi se ekipi është plotësisht i fokusuar në sfidën që i pret. 

“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje për ne. E dimë vlerën që ka ky duel për Maqedoninë dhe për këtë arsye do të dalim në fushë të përgatitur për të dhënë maksimumin. Çfarëdo qoftë rezultati, ai është pjesë përbërëse e sportit, ndërsa rezultati përfundimtar do të jetë pasqyrim i vërtetë i asaj që tregojmë në fushë", theksoi Ramadani. 

Ramadani shtoi se atmosfera e ekipit është në nivel të lartë. 

"Motivimi tek futbollistët është në maksimum. Jemi të gatshëm të japim më të mirën nga vetja në çdo minutë, me taktikë të lartë  të dispilinës, ndërsa rezultati do të jetë treguesi për punën dhe përkushtimin tonë", shtoi Ramadani. 

Ndeshja në Kopenhagë është caktuar për të enjten (26 mars) me fillim në orën 20 e 45 minuta. qa/

Foto: FFM 

Остани поврзан