Rama: Mund të flas për energjetikë pa lejen e evropianëve, por jo edhe pa lejen e amerikanëve
- – Shtetet e vogla në kuadër të NATO-s nuk kanë fuqi vendimtare gjatë marrjes së vendimeve, por dinë ta shfrytëzojnë situatën në favor të tyre kur për këtë ekziston mundësia, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama, duke e komentuar qëndrimin e Shqipërisë në skenën globale politike.
Tiranë, 23 prill 2026 (MIA) – Shtetet e vogla në kuadër të NATO-s nuk kanë fuqi vendimtare gjatë marrjes së vendimeve, por dinë ta shfrytëzojnë situatën në favor të tyre kur për këtë ekziston mundësia, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama, duke e komentuar qëndrimin e Shqipërisë në skenën globale politike.
Rama në fjalimin e tij për politikën e jashtme dhe marrëdhëniet në Aleancën Veriatlantike ndërsa në prononcimin për gazetën greke “Katimerini” sqaroi se në diplomacinë ndërkombëtare përgjegjësia për mossukseset shumë shpesh bie ndaj forcave të mëdha, përderisa anëtaret e vogla identifikohen me rezultate pozitive.
"Ne jemi anëtare e NATO-s, por nuk vendosim shumë atje. Kur Aleanca bën diçka të mirë, siç është çlirimi i Kosovës, themi se kemi bërë punë të shkëlqyer. Kur NATO bën gabime, siç është tërheqja nga Afganistani, themi se është faji i tyre. Logjika është e thjeshtë: të mëdhenjtë marrin fajin, ndërsa të vegjlit marrin meritat kur ndodh diçka pozitive", theksoi Rama.
Lidhur me çështjen e rrugëve energjetike në rajon dhe mundësinë që Shqipëria të bëhet pikë e re hyrëse për gazin natyror në Evropë, kryeministri Rama theksoi se çështje të tilla strategjike kërkojnë koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai theksoi se ndërsa tema të caktuara mund të diskutohen në mënyrë të pavarur nga partnerët evropianë, bashkëpunimi me Uashingtonin është thelbësor dhe asnjë detaj i planeve të tilla nuk zbulohet pa pëlqimin e tyre.
Kryeministri shqiptar foli edhe për marrëdhëniet dypalëshe me Italinë, duke i karakterizuar si të shkëlqyera, veçanërisht në sferën e politikës emigruese. Ai shtoi se Shqipëria në vazhdimësi u përgjigjet pozitivisht kërkesave nga Roma zyrtare, duke theksuar gjatë kësaj bashkëpunimin e fuqishëm me kryeministren italiane Xhorxha Meloni. fc/
Foto: arkivi