Rajt: SHBA-ja nuk është ende gati të sigurojë shoqërim për tankerët që kalojnë Ngushticën e Hormuzit
- Ministri amerikan i Energjetikës, Kris Rajt, sot deklaroi se Marina amerikane nuk është ende gati të ofrojë shoqërim tranzit për anijet cisternë të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila është shumë e rëndësishme.
Uashington, 12 mars 2026 (MIA) – Ministri amerikan i Energjetikës, Kris Rajt, sot deklaroi se Marina amerikane nuk është ende gati të ofrojë shoqërim tranzit për anijet cisternë të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila është shumë e rëndësishme.
"Kjo do të ndodhë relativisht shpejt, por nuk është e mundur tani. Të gjitha burimet tona ushtarake janë aktualisht të përqendruara në shkatërrimin e kaçaciteteve ofensive të Iranit dhe industrisë që i furnizon ato", tha Rajt.
Ai specifikoi se Marina ndoshta nuk do të jetë në gjendje të shoqërojë tankerët deri në fund të muajit, por se Pentagoni po punon intensivisht për përgatitjet.
Ndërprerja e trafikut përmes Ngushticës së Hormuzit, pika e vetme e daljes dhe hyrjes nga Gjiri Persik, shkaktoi ndërprerjen më të madhe të furnizimeve me naftë në histori.
Anijet çisternë mbeten në porte sepse transportuesit kanë frikë nga sulmet iraniane, duke kërcënuar më tej stabilitetin e furnizimit.
Çmimet e naftës Brent arritën në 100 dollarë për fuçi, ndërsa tregtia e fundit ishte rreth 98,64 dollarë, që është një rritje prej shtatë për qind krahasuar me ditën e mëparshme.
Analistët paralajmërojnë se një ndërprerje e zgjatur e furnizimit mund të rrisë më tej çmimet dhe të ushtrojë presion inflacionist mbi ekonominë globale.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (ANE) vendosi dje të lirojë një rekord prej 400 milionë fuçi nafte nga rezervat e emergjencës, por kjo nuk i lehtësoi frikërat në tregun e energjisë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s