Raed Arafat: Mungesa e parandalimit - shkak i përbashkët për tragjeditë në rajon
- Mungesa e parandalimit, injorimi i protokolleve të sigurisë dhe keqpërdorimet me leje janë shkaktarët kryesorë të tragjedive, si zjarri në Koçan, zjarri në klubin "Kolektiv" në Bukuresht në vitin 2015 dhe fatkeqësia e paradokohshme në Trans Montana, theksoi sot sekretari shtetëror dhe udhëheqës i Repartit për situata të jashtëzakonshme pranë Ministrisë sël Punëve të Jashtme të Rumanisë, Raed Arafat, në debatin publik "Bukuresht - Koçan: Shërbim përmes unitetit - Leksione të mësuara dhe rruha drejt rikuperimit".
Shkup, 6 shkurt 2026 (MIA) - Mungesa e parandalimit, injorimi i protokolleve të sigurisë dhe keqpërdorimet me leje janë shkaktarët kryesorë të tragjedive, si zjarri në Koçan, zjarri në klubin "Kolektiv" në Bukuresht në vitin 2015 dhe fatkeqësia e paradokohshme në Trans Montana, theksoi sot sekretari shtetëror dhe udhëheqës i Repartit për situata të jashtëzakonshme pranë Ministrisë sël Punëve të Jashtme të Rumanisë, Raed Arafat, në debatin publik "Bukuresht - Koçan: Shërbim përmes unitetit - Leksione të mësuara dhe rruha drejt rikuperimit".
Arafati shpjegoi se modeli rumun i menaxhimit të emergjencave, i krijuar në vitin 2014, bashkon të gjitha shërbimet nën një sistem qendror për një reagim të shpejtë dhe të koordinuar. Sistemi përfshin zjarrfikësit, shërbimet mjekësore emergjente, autoritetet lokale dhe ministri të ndryshme.
"Qëllimi është që gjithçka të jetë nën një çati për një reagim më të shpejtë në situata emergjente. Kjo qasje ka rezultuar e suksesshme edhe gjatë pandemisë", theksoi Arafat.
Duke folur për krahasimet midis tragjedive në rajon, Arafati theksoi se në të gjitha rastet arsyet janë pothuajse identike, parandalimi i lënë pas dore, mosrespektimi i rregullave të sigurisë nga zjarri dhe marrja e ndërgjegjshme e rrezikut nga pronarët e objekteve.
"Pa dallim nëse flasim për Maqedoninë e Veriut, Rumaninë apo Trans Montanën - bëhet fjalë për hapësira të mbyllura, piroteknikë të ndaluara, dalje të bllokuara dhe protokolle të injoruara. Ligji ekziston, por disa njerëz zgjedhin të mos e respektojnë atë", theksoi Arafati.
Ai përshkroi në detaje reagimin e shërbimeve ndaj zjarrit në klubin "Kolektiv", ku shkuma akustike e ndezshme dhe daljet e mbyllura çuan në viktima masive. Ekipet e para u aktivizuan brenda një minute dhe zjarri u shua brenda gjashtë minutash, por paniku dhe rrëmuja kontribuan në pasojat e mëdha. E vetmja dalje ishte bllokuar dhe objekti akomodonte pesë herë më shumë njerëz se sa lejohej.
Pas shpalljes së "gjendjes së kuqe", të gjitha ekipet e kapshme kanë qenë të mobilizuar, ndërsa personeli mjekësor është përfshirë vullnetarisht. Arafat paralajmëroi se një problem i madh pas fatkeqësinë kanë qenë dezinformatat.
"Lajmet e rreme filluan të përhapen që në 30 minutat e para. Dezinformatat kanë sjellë deri në mosbesim tek një pjesë e familjeve dhe opinioni publik", theksoi Arafat.
Si konkluzion, ai porositi se leksionet thelbësore janë të qarta: "Pa zbatim të rreptë të ligjit, pa koordinim dhe pa kulturë të parandalimit, rreziku nga tragjeditë e reja mbetet".
Ndërkohë, ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, tha se Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur rimëkëmbjen e Koçanit pas ngjarjes tragjike dhe theksoi se e ka vizituar Koçanin disa herë me ekipin e tij dhe se çdo vizitë i kujton vështirësinë e procesit që po kalojnë viktimat dhe familjet e tyre.
"Është një proces i gjatë që kërkon kohë dhe, më e rëndësishmja, ndihmë të vazhdueshme dhe të vazhdueshme. Jemi mbledhur jo për të krahasuar, por për të diskutuar se si të shkëmbejmë përvoja midis Bukureshtit 2015 dhe Koçanit 2025 dhe si t'i ndihmojmë më së miri familjet e viktimave", theksoi Rokas.
Rokas theksoi se Delegacioni i BE-së në Shkup ka krijuar tashmë një grup pune për të koordinuar të gjitha burimet e disponueshme. mb/
Foto: MIA