"Qyteti i sigurt" ka regjistruar 10 për qind më pak kundërvajtje në javën e dytë të shkurtit krahasuar me të parën
- Në periudhën prej 09.02.2026 deri më 15.02.2026 nga sistemi "Qytet i sigurt" në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 4490 kundërvajtje, që paraqet një rënie prej 10 për qind krahasuar me javën e parë të muajit shkurt kur u regjistruan 4991 kundërvajtje.
Shkup, 16 shkurt 2026 (MIA) - Në periudhën prej 09.02.2026 deri më 15.02.2026 nga sistemi "Qytet i sigurt" në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 4490 kundërvajtje, që paraqet një rënie prej 10 për qind krahasuar me javën e parë të muajit shkurt kur u regjistruan 4991 kundërvajtje.
Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të regjistruara, numri më i madh është për drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara 4297, pastaj për kalim në sinjalin e mbyllur (ngjyrë e kuqe) 33 , ndërsa për drejtim të automjetit me skadim të lejes së qarkullimit janë konstatuar 160 kundërvajtje.
MPB-ja, gjithashtu, janë shqiptuar gjithsej 148 masa "ndalim i drejtimit të automjetit", numri i të cilave shënon rënie prej 48,6% krahasuar me javën e kaluar, nga të cilat 33 janë për kalim në ngjyrë të kuqe, ndërsa 115 janë për vozitje të shpejtë, nga të cilat 99 për tejkalim shpejtësie mbi 80 km në orë në vendbanim, 12 për tejkalim shpejtësie mbi 10 km në orë mbi kufizimin e lejuar dhe katër me shpejtësi mbi 170 km në orë në vend të pabanuar.
Nga MPB-ja u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojnë të gjithë për rrugë më të sigurta dhe më të mbrojtura. mb/
Foto: MIA