• вторник, 13 јануари 2026

QMK: Në drejtimin rrugor Tetovë-Banjë ka rënë një shkëmb i madh në rrugë, kompetentët po ndërmarrin masa

QMK: Në drejtimin rrugor Tetovë-Banjë ka rënë një shkëmb i madh në rrugë, kompetentët po ndërmarrin masa

Shkup, 11 janar 2026 (MIA) - Në drejtimin rrugor Tetovë - Banjë, ka rënë një shkëmb i madh në rrugë me rrezik ër shembje të tjera. Për ngjarjen janë njftuar NPK Tetovë, SPB Tetovë dhe DMSH, të cilat po ndërmarrin masa në pajtim me kompetencat. Gjendja në qytet dhe rrethinë është stabile, infrastruktura rrugore është e kalueshme, ndërsa rrugët janë kryesisht të lagështa, informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza.

Në rajonin e Gostivarit dhe Mavrovës afër gurthyesit është evidentuar shembje në drejtimin rrugor Gostivar - Mavrovë. Shërbimet kompetemte janë njoftuar dhe është paralajmëruar  pastrimi dhe sigurimi i trafikut.

Siç njoftojnë nga QMK, në pjesën malore të rajonit tëKavadarit po intervenohet me dy kamionë në drejtimet rrugore Kavadar - Mushov Grob - Mrezhiçko, Mushov Grob - Mihajllovë dhe Stragovë - Boshavë e Epërme. Të gjitha rrugët janë të kalueshme në kushte dimërore. Shtresa e borës është deri 15 cm. Në vendbanimet e tjera nuk ka borë.

Në Rajonin verilindor nuk ka dalje të lumenjve nga shtretërit, ndërsa nivelet e ujit janë në rënie. Rruga nga fshati Pelince deri tek vendkalimi kufitar Pelince ishte e ngrirë dhe jo e sigurt, pas çka është bërë intervenimi dhe rruga është pastruar.

Në Rajonin e Kriva Pallankës të gjitha drejtimet rrugore lokale dhe rajonale janë të kalueshme dhe të pastra.

Në Shtip nuk ka reshje. Nivelet e ujit të lumenjve janë rritur, por pa rrezik nga vërshimet.

QMK informon se në Rajonin e Ohrit lumin lumi Sushicë është vënë nën kontroll me digë. Ende ka bodrume dhe oborre të vërshuara në disa lokacione. Në fshatrat e Strugës Misleshevë dhe Kalishtë ka oborre të vërshuara. Sanimi është vështirësuar për shkak të rrjedhjes së papenguar të ujit. Në Rajonin e Dibrës lumi Radika ka nivel të rritur pa rrezik nga dalja. Ka shembje të imëta në drejtimet rrugore Zhirovnicë - Dibër dhe Dibër - Strugë, të cilat rregullisht po pastrohen.

Në Rajonin e Kërçovës nivelet e lumenjve Zaja dhe Treska janë ulur dhe nuk ka rrezik nga vërshime të reja. Në rrjedhë është takimi i shtabilit komunal të krizës për vlerësim të dëmeve dhe planifikim të sanimit. Në rajonin e Pellagonisë, për shkak të dëmtimit të urës së lumit "Boishka Reka", rruga lpokale drejt f. Mrenoga është e mbyllur për qarkullim. Gjendja në rjaonin e Manastirit , rajoni i qytetit është normalizuar. Në vendet pëerreth uji po tërhiqet nga sipërfaqet e vërshuara.

QMK informon edhe se në rajonin e Krushevës të gjitha drejtimet rrugore lokale dhe rajonmale janë pastruar, është hedhur kripë dhe janë të kalueshme. Në rjaonin e Resnjës janë vërshuar sipërfaqe bujqëssore, por uji po tërhiqet. Në rrjedhë  është intervenimi me mekanizma ndërtimorë për pastrimin e shtratit të Lumit të Madh. Në Novaci niveli i ujit në lumin Cërna ësshtë 320 cm dhe po ndiqet vazhdimisht. ab/

Foto МIА arkivi

Остани поврзан