QMK: Deri në ora 18, 11 zjarre aktive, ndërsa tre janë nën kontroll
- Deri në orën 18:00 të ditës së sotme, janë regjistruar gjithsej 27 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat 11 janë aktive, tre janë nën kontroll dhe 13 janë shuar - informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Shkup, 18 gusht 2026 (MIA) - Deri në orën 18:00 të ditës së sotme, janë regjistruar gjithsej 27 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat 11 janë aktive, tre janë nën kontroll dhe 13 janë shuar - informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Aktive janë zjarret te:
Komuna e Studeniçanit: fshati Moranë - fshati Vërtekica - fshati Ramni Gaber (pyll i përzier).
Komuna e Zelenikovës: fshati Dobrinë dhe Tisovicë (pyll me lis dhe shkozë).
Komuna e Sarajit: fshati Bojanë (pyll i përzier).
Komuna e Makedonski Brodit: fshati Vidush, pranë fshatit Dragovdoll dhe pranë fshatit Lokvicë (bimësi e ulët, pyll me kërcell të ulët dhe shkurre).
Komunat Jegunovcë dhe Saraj: fshati Kopanc dhe fshati Tudenc në Komunën e Jegunovcit, me zgjerim drejt fshatit Bojane në Komunën e Sarajit (pyll i përzier).
Komuna e Prilepit: fshati Canishtë, me dy degë - njëra drejt fshatit Zovic dhe tjetra drejt fshatit Krushevicë (bimësi e ulët).
Komuna e Nagoripanit të Vjetër: fshati Suvorah (zjarr në pyll, është prekur edhe një shtëpi).
Komuna e Gostivarit: fshati Gjonovicë (bimësi me kërcell të ulët).
Komuna e Jegunovcit: fshati Kopance dhe fshati Tudenc (bimësi e ulët).
Komuna e Tetovës: fshati Falishtë (bimësi e ulët).
Komuna e Haraçinës: fshati Orllancë (deponi).
Nën kontrollë janë zjarret në:
Komuna e Dellçevës: Dellçevë (deponi).
Komuna e Dollnenit: fshati Debresht (deponi).
Komuna e Mogillës: fshati Musnic (bimësi e ulët).
Zjarret janë shuar në:
Komuna e Brvenicës: fshati Miletinë (bimësi e ulët).
Komuna e Kratovës: fshati Zheleznicë (deponi).
Komuna e Rankovcës: fshati Vetunicë (bimësi e ulët).
Komuna e Velesit: drejt fshatit Karabunjishtë dhe fshatit Buzallakovë, si dhe fshatrave Dobrinë dhe Tisovicë (bimësi me kërcell të ulët).
Komuna e Studeniçanit: fshati Batinci (bimësi e ulët).
Komuna e Zelenikovës: fshati Paligrad (bimësi e ulët dhe pyll).
Komuna e Shtipit: fshati Luboten (bimësi me kërcell të ulët).
Komuna e Dollnenit: fshati Sredorek (bimësi e ulët).
Komuna e Gjorçe Petrov: fshati Vollkovë (bimësi e ulët).
Komuna e Gjorçe Petrov: fshati Vollkovë (bimësi e ulët).
Komuna e Sarajit: fshati Rashçe (bimësi e ulët).
Komuna e Sarajit: vendi i quajtur Laka (bimësi e ulët).
Komuna e Aerodromit: bul. "Kiro Gligorov" (materiale mbeturinash). mb/
Foto: MIA