Qeveria: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut t'i ndjekin informacionet dhe t'i kontaktojnë ambasadat për ndihmë
- Lidhur me gjendjen aktuale të sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i informon qytetarët e Maqedonisë që ndodhen në territorin e Shtetit të Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Shtetit të Kuvajtit dhe Mbretërisë së Bahreinit që të ndjekin me kujdes informacionet zyrtare dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimet e institucioneve kompetente të vendeve nikoqire, bëjnë të ditur nga pres shërbimi qeveritar.
Shkup, 1 mars 2026 (MIA) - Lidhur me gjendjen aktuale të sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i informon qytetarët e Maqedonisë që ndodhen në territorin e Shtetit të Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Shtetit të Kuvajtit dhe Mbretërisë së Bahreinit që të ndjekin me kujdes informacionet zyrtare dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimet e institucioneve kompetente të vendeve nikoqire, bëjnë të ditur nga pres shërbimi qeveritar.
Nga Qeveria i përkujtojnë qytetarët e Maqedonisë se në rast nevoje për ndihmë ose informacione shtesë, mund të drejtohen në kontaktet në vijim:
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Doha
Tel: +974 50 173 111
Е-posta: doha@mfa.gov.mk
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi
Tel: +971 56 441 7532
Е-posta: abudabi@mfa.gov.mk
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Treegtisë së Jashtme
Tel: +389 75 273 732 / +389 75 268 736
Е-posta: globalsos@mfa.gov.mk
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme po monitoron vazhdimisht situatën dhe do të vazhdojë të informojë publikun për të gjitha informacionet përkatëse.
Foto: Fejsbuku i MPJ