• четврток, 19 март 2026

Qeveria pakistaneze shpalli "luftë të hapur" kundër talebanëve, të dyja palët konfirmuan humbje të mëdha

Qeveria pakistaneze shpalli

Islamabad, 27 shkurt 2026 (MIA) – Qeveria pakistaneze sot shpalli “luftë të hapur” kundër talebanëve pasi dje filloi ofensiva afgane në kufirin e tyre, që e detyroi Islamabadin ta bombardojë Kabulin si hakmarrje. 

Pakistani sulmoi disa lokacione afgane gjatë natës, duke përfshirë edhe qytetet e mëdha Kabul dhe Kandahar, në atë që ministri pakistanez i Punëve të Brendshme, Mohsin Nakvi e quajti përgjigje adekuate të sulmit afgan ditën e kaluar. 

"Durimi ynë ka mbaruar. Tani ka një luftë të hapur midis nesh dhe jush", tha ministri pakistanez i Mbrojtjes, Havaxha Asif, duke shtuar se ushtarët e tyre kanë të gjitha aftësitë e nevojshme për të shkatërruar të gjitha ambiciet agresive të Afganistanit fqinj.

Në Kabul herët në mëngjes u dëgjuan disa shpërthime të zëshme dhe aeroplanë ushtarakë që fluturojnë mbi ta, si dhe në Kandahar, në jug të Afganistanit, ku jeton lideri suprem i talebanëve, Hibatulla Ahunxhada, informojnë agjencitë perëndimore. 

Armata afgane dje publikoi sulme masive përgjatë kufirit si hakmarrje për sulme ajrore pakistaneze fundjavën e kaluar, kur Islamabadi e pranoi se i ka qëlluar kampet terroriste dhe ka vrarë më shumë se 80 persona. 

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Muxhahid, dje konfirmoi se forcat afgane morën 15 pika pakistaneze dhe vranë dhjetëra ushtarë. 

Të dyja palët regjistruan humbje të mëdha në luftëra. 

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif deklaroi se do ta "shtypi në pluhur çdo qëllim agresiv të fqinjit."

"Forcat tona janë plotësisht të afta të shtypin çdo qëllim agresiv. Populli i Pakistanit dhe forcat e armatosura janë gjithmonë të gatshme të mbrojnë sigurinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Forcat e armatosura të Pakistanit janë të vendosura të mos lejojnë që paqja dhe siguria e vendit të rrezikohen në asnjë rrethanë", tha ai.

Sharif gjithashtu paralajmëroi se nuk do të ketë “kurrfarë kompromisi në mbrojte të atdheut”. 

"Çdo agresion do të marrë përgjigje të përshtatshme", thuhet në kumtesën e postuar në rrjetet sociale. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан