Qeveria mori vendim me të cilin do të zgjidhet problemi i parkimit në Kampusin Klinik “Nënë Tereza”
- - Qeveria mori vendim për zgjidhjen e problemit të parkimit në Kampusin Klinik “Nënë Tereza”. Me këtë vendim krijohet bazë ligjore për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qytetit të Shkupit.
Shkup, 10 shkurt 2026 (MIA) - Qeveria mori vendim për zgjidhjen e problemit të parkimit në Kampusin Klinik “Nënë Tereza”. Me këtë vendim krijohet bazë ligjore për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qytetit të Shkupit.
"Po mbyllen çështjet administrative që për dekada pengonin rregullimin e parkimit në Kampusin Klinik 'Nënë Tereza'. Ministria e Shëndetësisë, brenda afatit prej tre muajsh, e ka përfunduar procesin e regjistrimit të parcelave në Kadastër dhe përgatitjen e elaborateve përkatëse, duke hapur kështu rrugën për ndërtimin e një parkingu modern dhe funksional, përfshirë edhe garazhe me kate, si dhe vendosjen e një zgjidhjeje softuerike për menaxhim efikas", njoftoi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.
Projekti, shtojnë nga Qeveria, do të sigurojë kushte më të mira për pacientët, punonjësit shëndetësorë dhe qytetarët që përdorin shërbimet e kampusit. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s