• петок, 20 февруари 2026

Qeveria e përkohshme e kryeministrit Andrej Gjurov e mori detyrën

Qeveria e përkohshme e kryeministrit Andrej Gjurov e mori detyrën

Sofje, 19 shkurt 2026 (MIA) - Qeveria e përkohshme e kryeministrit Andrej Gjurov ka marrë detyrën. Pas betimit në Asamblenë Popullore, në Këshillin e Ministrave u mbajt ceremonia e dorëzimit të detyrës.

Historia me shumë gjasa nuk i kujton ata që kishin tituj dhe pozicione të zëshme, por gjithmonë i kujton ata që morën vendime kur ato duhej të merreshin, tha ish-kryeministri Rosen Zhelazkov gjatë pranim-dorëzimit të detyrës. 

Zhelazkov iu drejtua ministrave nga kabineti i mëparshëm dhe i falënderoi ata që morën "vendime kur ato duhej të merreshin, ndërsa nuk ishin të lehta".

"Qeveria jonë e përkohshme nuk do të funksionojë me revanshizëm, por me rregulla", tha kryeministri i përkohshëm.

Gjurov theksoi se puna e qeverisë së përkohshme nuk do të jetë për të gjykuar, por për të arritur disa qëllime. Qëllimi më i rëndësishëm, theksoi ushtruesi detyrës kryeministër, është kthimi i besimit tek njerëzit.

Më herët sot, Presidentja Jotova nënshkroi dekrete për emërimin e një qeverie të përkohshme dhe caktimin e zgjedhjeve për Asamblenë Popullore më 19 prill. Votimi do të jetë i teti që nga viti 2021.

Ish-kryeministri Rosen Zhelazkov dhe njëmbëdhjetë ministra nga kabineti i tij po kthehen në parlament si deputetë. Ata ishin pjesë e Asamblesë së 51-të Popullore përpara se të zgjidheshin në pushtetin ekzekutiv. 

Kryetarja e Asamblesë Popullore, Raja Nazarjan, njoftoi se për shkak të emërimit dhe inaugurimit të qeverisë së përkohshme, janë kthyer akreditimet si deputetë të Rosen Zhelazkov, Tomislav Donçev, Atanas Zafirov, Daniel Mitov, Georgi Georgiev, Krasimir Valçev, Zheço Stankov, Ivan Ivanov, Borislav Gucanov, Manol Genov dhe Silvi Kirilov , ndërsa janë ndërprerë akreditimet e atyre që i zëvendësuan ata në parlament gjatë kohës që ishin pjesë e qeverisë së rregullt .ls/

Foto: BTA

 

 

Остани поврзан