• сабота, 16 мај 2026

Qendrat për emigrantë në Shqipëri janë në përputhje me rregullat e Brukselit, thotë avokati i përgjithshëm i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së

Qendrat për emigrantë në Shqipëri janë në përputhje me rregullat e Brukselit, thotë avokati i përgjithshëm i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së

Tiranë, 23 prill 2026 (MIA) – Protokolli ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë "është i pajtueshëm" me rregullat e BE-së për kthim dhe azil, nën kushtin "të drejtat e emigrantëve të mbrohen në tërësi". Ky është qëndrimi i avokatit të përgjithshëm të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, Nikollas Emiliu, në pritje të vendimit të ardhshëm të gjykatësve në Luksemburg. 

Avokati nënvizon se e drejta e BE-së “nuk e pengon” vendin të vendosë CPR jashtë territorit të saj, duke theksuar megjithatë se shteti mbetet i përkushtuar “t’i respektojë të gjitha garancitë e parapara”, duke përfshirë edhe të drejtën e ndihmës juridike, interpretimit gjuhësor dhe kontaktit me anëtarët e familjes dhe autoriteteve. 

Gjithashtu vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet të miturve dhe kategorive të ndjeshme të qytetarëve.

Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama më 6 nëntor të vitit 2023 në Romë nënshkruan marrëveshje për qendër pranimi në qytetin bregdetar Shëngjin dhe në distancë 20 kilometra, kamp strehues në ish bazën Gjadër. 

Qendrat duhet të fillonin të funksiononin në maj të vitit të ardhshëm, por ato ende janë të zbrazëta. Në tri raste mbërritën grupe të vogla, por nuk u kthyen menjëherë për shkak të vendimeve të gjykatave italiane. 

Në qendra duhet të strehohen vetëm emigrantë të cilët arrijnë në Itali në anije përmes Mesdheut qendror. 

Në Shëngjin do të kryhet kontrolli i nevojshëm shëndetësor dhe identifikimi, ndërsa në Gjadër do të presin përgjigje të kërkesave për azil dhe, nëse është e nevojshme, do të mundësohet kthim i përshpejtuar i emigrantëve në shtetet e tyre amë. 

Marrëveshja nuk ka të bëjë për persona të mitur dhe gra shtatzëna. 

Kapaciteti në qendrën e pranimit është 3.000 emigrantë në muaj gjegjësisht 36 mijë në vit. fc/

Foto: Arkivi 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Остани поврзан