• четврток, 25 декември 2025

Qarkullimi ajror në Aeroportin e Shkupit po stabilizohet, janë anuluar tetë fluturime për shkak të mjegullës

Qarkullimi ajror në Aeroportin e Shkupit po stabilizohet, janë anuluar tetë fluturime për shkak të mjegullës

Shkup, 22 dhjetor (MIA) - Qarkullimi ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit po stabilizohet gradualisht, pasi që dje dhe sot janë vërejtur anulime dhe riorientime të fluturimeve për shkak të dukshmërisë së zvogëluar të shkaktuar mnga mjegulla, informon operazori i TAV Maqedoni.

Në periudhën nga dje në ora 20 deri në 12 sot janë realizuar 27 fluturime, ndërsa gjittsehj tetë fluturime janë anuluar - tre në arritje (Beograd, Stamboll dhe Stamboll – Sabiha Gokçen) dhe pesë fluturime në nisje (Cyrih, Beograd, Athinë, Stamboll dhe Stamboll – Sabiha Gokçen). Një fluturim nga Frankfurti-Han është riorientuar.

"Të gjithë të tjerët u ulën dhe u ngritën sipas orarit të planifikuar të fluturimeve. Aeroporti është i hapur dhe të gjitha objektet janë në funksion", njoftoi TAV, duke shtuar se stafi dhe pajisjet po punojnë 24/7.

Kompania u bën thirrje udhëtarëve që të ndjekin informacionin nga linjat ajrore në lidhje me fluturimet e tyre, pasi kushtet e motit po ndryshojnë dhe secila linjë ajrore ka procedura të ndryshme për tolerancën në dukshmëri të reduktuar.

Informacione të azhurnuara për orarin e fluturimeve janë të disponueshme në ueb-faqen https://skp.airports.com.mk/, ndërsa udhëtarët gjithashtu mund të kontaktojnë sportelin e informacionit në ndërtesën e terminalit ose duke telefonuar në +389 2 3148 333. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан