Përsëri rritje të çmimit të naftës
- Në bursat ndërkombëtare sot një barel naftë tregtohej për më shumë se 110 dollarë për shkak të tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme.
Londër, 4 maj 2026 (MIA) - Në bursat ndërkombëtare sot një barel naftë tregtohej për më shumë se 110 dollarë për shkak të tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme.
Në bursën e Londrës çmimi i naftës të tipit Brent është rritur për 2,44 dollarë në krahasim me të premten dhe shitej për 110,61 dollarë.
Në bursat amerikane çmimi i naftës është rritur për 1,38 dollarë dhe një barel tregtohej për 103,32 dollarë. bsh/
Foto: MIA arkiv