• сабота, 16 мај 2026

Përplasje e dy autobusëve në afërsi të Pentagonit, 23 persona të plagosur

Përplasje e dy autobusëve në afërsi të Pentagonit, 23 persona të plagosur

Uashington, 24 prill 2026 (MIA) – Të paktën 23 persona u plagosën sot në një përplasje të dy autobusëve në afërsi të Pentagonit, në Arlington, shteti federal Virxhinia, mes të cilëve edhe 10 punonjës të Ministrisë amerikane të Mbrojtjes.

Sipas njoftimit të shërbimit për marrëdhënie me publikun të Pentagonit, aksidenti ndodhi kur u përplasën autobusë të transportit publik “OmniRide” dhe “Fairfax Connector”, transmetoi "Foks Njuz".

“Shërbimet emergjente transportuan 18 të plagosur në spitalet lokale për vëzhgim dhe trajtim, ndërsa pesë personave iu dha ndihmë në vendin e ngjarjes”, theksohet në kumtesën.

Fotografitë nga vendi i aksidentit tregojnë një autobus të kuq nga sistemi “OmniRide” pranë një automjeti të kaltër të transportit publik “Fairfax Connector”.

Deri tani nuk janë dhënë detaje shtesë për shkaqet e aksidentit. ls/

Foto: printskrin

 

Остани поврзан