• сабота, 21 февруари 2026

Përmbaruesit e testamentit të Epstinit pranuan marrëveshje prej 35 milionë dollarëve me viktimat

Përmbaruesit e testamentit të Epstinit pranuan marrëveshje prej 35 milionë dollarëve me viktimat

Nju-Jork, 20 shkurt 2026 (MIA) - Përmbaruesit e tetamentit të financueist të dënuar Xhefri Epstin u dakorduan nga prona e tij të paguhen deri 35 milionë dollarë për zgjidhje të padisë kolektive në të cilën dy bashkëpunëtorët e tij të afërt janë akuzuar për ndihmë dhe mbështetje të tregtisë me gra të reja dhe minorene, ceket në parashtresën gjyqësore të publikuar dje.

Marrëveshjen e kumtpoi ndërmarrja e avokatëve "Bois Shiler Fleksner" (Boies Schiller Flexner), e cila i përfaqëson viktimat e Epstinit, në dokument të parashtruar drejt gjykatës federale në Mehetëen. Nëse gjykata e miraton marrëveshjen, me atë do të bëhet padia e parashtruar në vitin 2024 kundër avokatit personal shumëvjeçar të Epstinit, Daren Indike (dhe kontabilisti Riçard Kan, të cilët njëherit janë edhe përmbarues të testamentit të tij).

Paraprakisht tashmë ishte vendosur një fond dëmshpërblimi nga i cili viktimave nga testamenti u paguan gjithsej 121 milionë dollarë, me plotësisht 49 milionë dollatë përmes marrëveshjeve individuale.

Avokati i Indike dhe Kan, Daniel H. Vajner theksoi sse klientët e tij nuk kanë pranuar kurfarë faji në kuadër të marrëveshjes së arritur.

Ai shtoi se marrëveshja do të mundësojë "mënyrë të besueshme për kompensim financiar" të viktimave të cilat paraprakisht nuk i kanë zgjidhur kërkesat e veta.

Xhefri Epsstin vdiq në një bzurg në Nju-Jork në gusht të vitit 2019, derisa prisste gjykimin rreth akuzave për tregti me të mitura. Vdekja e tij zyrtarisht u shpall vetëvrasje.

Në padinë e vitit 2024 ceket se indike dhe Kan e kanl ndihmuar Epstinin të vendosë rrjet të ndërlikuar të kompanive dhe llogarive bankare, që i ka mundësuar ta mbulojë kewqtrajtimin dhe t'u paguajë para viktimave dhe nd.rmjetësve, përderisa për punëln e vet "ishin shpërblyer mirë".

fotо: МIА arkivi

Остани поврзан