• сабота, 21 февруари 2026

Përleshje fizike midis deputetëve në Parlamentin e Turqisë

Përleshje fizike midis deputetëve në Parlamentin e Turqisë

Ankara, 11 shkurt 2026 (MIA) – Gjatë betimit të sotëm të Ministrit të Punëve të Brendshme, Mustafa Çiftçi dhe Ministrit të Drejtësisë Akan Gurlek në Parlament, deputetët u përleshën fizikisht.

Incidenti ndodhi kur deputetët nga Partia Republikane Popullore (CHP) kryesore e opozitës, e cila nuk është dakord me emërimin e Gurlek, pushtuan foltoren parlamentare. Deputetët nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet u përpoqën t'i largonin opozitarët, gjë që rezultoi në përleshje.

Pas incidentit, deputetët e AKP-së rrethuan foltoren dhe ministrat e rinj u betuan.

CHP është kundër emërimit të Gurlek, i cili më parë ka shërbyer si Kryeprokuror i Stambollit. Lideri i CHP-së, Ozgur Ozel, e quajti ministrin e ri të Drejtësisë "mashë e Erdoganit" dhe tha se ai po e merr këtë pozicion për të siguruar imunitet nga ndjekja penale.

Më herët gjatë ditës, u mbajt një ceremoni zyrtare e dorëzimit të detyrës për ministrat aktualë. Çiftçi e mori detyrën nga Ali Jerlikaja, ndërsa Gurlek e zëvendësoi Jılmaz Tunç. ls/

Foto: Iks

Остани поврзан