Përfunduan negociatat midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Gjenevë
- Bisedimet paqësore midis Rusisë dhe Ukrainës në Gjenevë u ndërprenë papritur vetëm dy orë pasi Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e akuzoi Rusinë se qëllimisht po i vonon.
Gjenevë, 18 shkurt 2026 (MIA) - Bisedimet paqësore midis Rusisë dhe Ukrainës në Gjenevë u ndërprenë papritur vetëm dy orë pasi Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e akuzoi Rusinë se qëllimisht po i vonon.
Takimi i delegacioneve përfundoi rreth orës 10:45 sipas kohës së Evropës Qendrore dhe nuk do të vazhdojë sot, tha një burim për nje media ruse. Delegacioni rus u largua nga hoteli në Gjenevë, ku po zhvilloheshin bisedimet me SHBA-në dhe Ukrainën.
Burimi tha se dita e dytë e bisedimeve për Ukrainën në Gjenevë u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa zëdhënësi i ekipit negociator ukrainas njoftoi se nbisedimet zgjatën rreth dy orë, njoftuan agjencitë.
Masat e sigurisë në hotelin "Prezident Uillson" në Gjenevë, ku qëndrojnë anëtarët e delegacionit rus për shkak të bisedimeve midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, u shtuan, ndërsa policia dhe sigurimi ishin në detyrë në hyrje të hotelit.
Delegacionin rus e udhëheqi ndihmësi i Presidentit rus, Vladimir Medinsko, i dërguari i posaçëm amerikan i presidentit amerikan, Donald Tramp, Stiv Uitkof dhe dhëndri i liderit amerikan, Xhared Kushner, ndërsa delegacionin ukrainas e udhëheqi shefi i kabinetit të Presidentit të Ukrainës, Kirill Budanov. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s