Përfunduan bisedimet e ndara të rrezikut të lartë mes SHBA-së dhe Iranit në Oman
- Negociuesit iranianë dhe amerikanë po kthehen në vendet e tyre për konsultime pas bisedimeve fillestare në Muskat me ndërmjetësim të Omanit, kumtuan sot mediumet shtetërore iraniane.
Muskat, 6 shkurt 2026 (MIA) - Negociuesit iranianë dhe amerikanë po kthehen në vendet e tyre për konsultime pas bisedimeve fillestare në Muskat me ndërmjetësim të Omanit, kumtuan sot mediumet shtetërore iraniane.
"Ky ishte një fillim i mirë. Jemi në proces të ndërtimit të besimit", deklaroi shefi i diplomacisë iraniane, Abaz Aragçi, për televizionin shtetëror, transmetuar nga DPA.
Aragçi nuk dha përgjigje konkrete në pyetjen nëse dhe kur do të vazhdojnë bisedimet.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Esmail Bagai, shkroi në X se vendimi për raunde të mëtutjeshme të negociatave do të sillet në "konsultim me qytetet kryesore adekuate".
Shefi i diplomacisë së Omanit, Badr al-Busaidi, bisedimet i përshkroi si "mjaft serioze", transmetoi DPA.
Sipas tij, bisedimet patën për qëllim t'i sqarojnë pozitat e të dy palëve dhe t'i identifikojnë pikat e mundshme filelstare për përparim dhe se planifikohet të vazhdojnë "në një kohë të afërt".
Ças takimit nuk pati kumtesë nga delegacioni i SHBA-së, thekson agjencia gjermane.
Al-Busaidi sot u takua veçmas me Aragçin dhe me delegacionin amerikan të kryesuar bga i dërguari i posaçëm, Stiv Uitkof dhe dhlndrin e presidentit Donald Tramp, Xhared Kushner.
Foto: ЕPА