• среда, 15 април 2026

Përfundoi armëpushimi: Të shtëna të ashpra artilerike në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit

Përfundoi armëpushimi: Të shtëna të ashpra artilerike në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit

Kabul, 26 mars 2026 (MIA) - Luftime të reja shpërthyen në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit pas skadimit të armëpushimit të përkohshëm, me ç'rast jetën e humbën së paku dy civilë, kumtuan autoritetet talebane.

Armëpushimi u shpall me rastin e festës së Ramazan Bajramit.

Ziuar Rahman Spiengar, përfaqësues i provincës afgane Kunar, deklaroi se forcat pakistaneze gjuajtën dhjetëra predha artilerike në rajonet Naraj dhe Sarkano. Forcat afgane iu përjgigjën zjarrit, duke pohuar se shkatërruan tre pika ushtarake pakistaneze, edhe pse këto thënie nuk janë konfirmuar.

Tensionet eskaluan para një jave pas sulmeve ajrore pakistaneze në Afganistan, për të cilat Kabuli pohon se kanë gopditur një spital rehabilitimi, duke vrarë mbi 400 njerëz. Pakistani i mohoi sulmet ndaj civilëve, duke pohuar se ka gjuajtir një depo për municion. Plotësisht, talebanët pakistanezë, të cilët janë aleatë me ata të Afganistanit, paralajmëruan vazhdim të sulmeve në Pakistan. Islamabadi e akuzon kabulin se po strehon militantë, gjë të cilën autoritetet afgane e mohojnë në mënyrë decide. ab/

foto: arkivi

Остани поврзан