Për shkak të rrëshqitjes së dheut, trafiku në një pjesë të rrugës Katllanovë-Veles po zhvillohet në një korsi
- LAMM njoftoi se sot në mëngjes nga ora 08:40 për shkak të rrëshqitjes së dheut në rrugën A1 Katllanovë - Veles, 2,5 kilometra pas BP "Detoil", trafiku po zhvillohet në një korsi me gjatësi prej 20 - 25 metrash.
Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) - LAMM njoftoi se sot në mëngjes nga ora 08:40 për shkak të rrëshqitjes së dheut në rrugën A1 Katllanovë - Veles, 2,5 kilometra pas BP "Detoil", trafiku po zhvillohet në një korsi me gjatësi prej 20 - 25 metrash.
Ekipet e NP "Rrugët e Maqedonisë" janë në terren dhe punojnë për pastrimin e rrëshqitjes së dheut dhe normalizimin e trafikut.
Foto: Arkivi i MIA-s