• понеделник, 16 март 2026

Për Artan Grubin kërkohet paraburgim shtëpiak, në burg mund t'i rrezikohet siguria

Për Artan Grubin kërkohet paraburgim shtëpiak, në burg mund t'i rrezikohet siguria

Shkup, 23 shkurt 2026 (MIA) - Ish zëvendës kryeministri Artan Grubi u dënua me masën paraburgim shtëpiak.

Prokuroria themelore publike Shkup pas marrjes së njoftimit se i dyshuari i dytë në lëndën "Lotaria shtetërore", ku u dyshua me edhe pesë persona, vullnetarisht është paraqitur në organet e ndjekjes dhe ka shprehur gatishmëri të bashkëpunojë me organet kompetente, do ta vazhdojë procedurën për ta me qëllim të marrjes së vendimit të prokurorit publik.

"Me kërkesë të të dyshuarit të dytë përmes mbrojtjes së tij, i njëjti sot u dërgua para prokurorit kompetent, ku shqyrtoi shkresat e çështjes, por për shkak të madhësisë së materialit dëshmues, inspektimi do të vazhdojë në ditët në vijim, pas çka i dyshuari i dytë do të jetë në gjendje të paraqesë mbrojtjen e tij", njoftojnë nga Prokuroria.

Prej aty thonë se siguria e tij personale nuk mund të garantohet në repartin e paraburgimit.

"Lidhur me masat për sigurimin e pranisë së të dyshuarit të dytë në vijimin e mëtejshme të procedurës, Prokuroria themelore publike Shkup propozoi zëvendësimin e masës së paraburgimit me masë arresti shtëpiak dhe konfiskimin e dokumentit të tij të udhëtimit, duke marrë parasysh faktin se pjesa më e madhe e provave është siguruar gjatë procedurës, se ai është paraqitur vullnetarisht te organet e zbatimit të ligjit, si dhe se ka indikacione se siguria e tij personale nuk mund të garantohet në njësinë e paraburgimit, të cilat indikacione mbështeten nga njoftimet e organeve kompetente. Gjithashtu, indikacionet për sigurinë e rrezikuar kanë të bëjnë me anëtarët e familjes së tij", thonë nga Prokuroria. bsh/

Остани поврзан