• петок, 15 мај 2026

Putini së shpejti do ta vizitojë Kinën

Putini së shpejti do ta vizitojë Kinën

Moskë, 14 maj 2026 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një të ardhme të afërt do ta vizitojë Kinën, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

"Datat do t'i publikojmë së shpejti. Vizita po përgatitet, ndërsa mund të thuhet se përgatitjet tashmë kanë përfunduar, mbesin vetëm detajet. Vizita do të jetë në një të ardhme të afërt", theksoi Peskov.

Takimi i fundit i njohur midis Putinit dhe presidentit kinez Shji Xhinping u zhvillua më 4 shkurt nëpërmjet një video-lidhjeje, gjatë së cilës ata diskutuan bashkëpunimin dypalësh, sigurinë globale dhe harmonizimin e qëndrimeve mbi çështje të rëndësishme ndërkombëtare, të tilla si lidhjet ekonomike dhe stabiliteti strategjik. sa/

foto: EPA

Остани поврзан